Autostrada që lidh Maqedoninë me Kosovën, vjen një lëvizje nga Shkupi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Autostrada që lidh Maqedoninë me Kosovën, vjen një lëvizje nga Shkupi

14:26 | 04 Prill 2018

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Shkup u mbajt takimi i parë Ministror ku u shqyrtuan mundësitë dhe u identifikuan hapat e parë për përgatitjen dhe realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se ndërlidhja e autostradës me Prishtinën paraqet projekt të rëndësisë së veçantë për ndërlidhjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Republikës së Maqedonisë me rajonin.

Ai gjithashtu tha se me përshpejtim po punohet, dhe propozoi komunikim më të afërt me investuesit në Kosovë, për koordinim të aktiviteteve nga të dyja anët e kufijve.

Në takim u miratuan disa konkluzione, mes të cilave edhe urgjenca e realizimit të mjeteve të siguruara nga instrumenti i IPA-s “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor” me të cilën janë aprovuar dhe siguruar 1.300.000 euro në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit të domosdoshëm për projektim.

Projekti Shkup- Bllace është projekt kompleks me të cilën parashihet ndërtimi i infrastrukturës rrugore me një fushë të ndërlikuar në të cilën është paraparë ndërtim i disa tuneleve dhe urave, akueduktëve dhe elemente të tjerë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!