Avdullah Hoti ‘godet’ Ramush Haradinajn: Mos shit trimëri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Avdullah Hoti ‘godet’ Ramush Haradinajn: Mos shit trimëri

12:13 | 07 Dhjetor 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah e ka kritikuar ashpër programin qeverisës të Qeverisë “Haradinaj”. Ky i fundit i është përgjigjur Hotit për sulmet që po u bëhen në vazhdimësi anëtareve të Komisionit për Demarkacionin.

Por Hoti përsëri e ka replikuar Haradinajn, duke i thënë se ka pritur që kryeministri sot në foltoren e Kuvendit të flas për programin e tij qeverisës dhe premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale.

Tutje Hoti i ka thënë Haradinaj se nuk mund të flas nga foltorja e Kuvendit se kush është më shumë apo më pak patriot. Thotë se Haradinaj nuk guxon që askënd ta kërcënojë si kryeministër i vendit.

“Ne qëndrimin e kemi të qartë për këtë çështje. Jo të merremi me raporte që merren komisione të dnryshme. Kush është më patriot e më pak, nuk është mirë që ktyerministri të bëjë kërcënime. Ju i keni dhënë premtimet elektorale. Unë prita që ju të dilni e të flisni për premtimet elektorale. Nuk guxoni ta kërcënini ta kërcënoni asklënd si kryemi9nistër”, ka thënë Hoti.

Haradinaj i është përgjigur Hotit se Komisioni për Shënjimin e Kufirit të Kosovës është i njëjti sic ka qenë dikur.

“Ju më keni thirre për dokumentin që ua kam sjellë në fillim kur e kam nisë qeverisjen. E dyta, nuk kom qejf më u nguc me askënd tepër. Keni parasysh, Komisioni Shtetëror i Kosovës ky është sot, është i njëjti si ai që ka ekzistuar dikur”, ka thënë Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!