Avni Arifi ndërron detyrë, tani bëhet ambasador – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Avni Arifi ndërron detyrë, tani bëhet ambasador

19:05 | 14 Shtator 2018

Avni Arifi, i cili është shef i dialogut teknik në bisedimet me Serbinë, do ta lë shumë shpejt këtë post.

Burime të Koha.net kanë njoftuar se ai së shpejti do të emërohet ambasador në Emiratet Arabe.

Këto burime, kanë thënë se tash për tash, nuk dihet se kush do ta zë vendin e tij, si shef i negociatave me Serbinë.

Arifi, pritet të emërohet në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, që e drejton Behgjet Pacolli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!