Avni Arifi shpërthen ndaj atyre që i dojnë meritat për vizat, ja çka iu thotë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Avni Arifi shpërthen ndaj atyre që i dojnë meritat për vizat, ja çka iu thotë

23:39 | 18 Korrik 2018

Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është i përfunduar dhe i pakthyeshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij për meritat që po tentohen të merren për vizat.

‘Falë u kofshin meritat të gjithë atyre që po i kërkojnë’, ka shkruar ai.

“E rëndësishmja është se Kosova i ka plotësuar kriteret e liberalizimit dhe ky proces është i përfunduar dhe i pakthyeshëm. Qeveria aktuale le të vazhdojë të marrë vendime të mëdha, le të mundësojë dhe zhvillojë proceset e meritat falë u kofshin kushdo qē i kërkon. Le të ecë Kosova”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!