Avokati reagon për cigaren e Action Bronson – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Avokati reagon për cigaren e Action Bronson

08:29 | 13 Gusht 2018

Arrestimi i reperit, Action Bronson doli të jetë një gabim i Policisë.

Të paktën kështu ka thënë avokati i tij, Armend Krasniqi. Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e New York”, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.

“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qendrimit të tij në Republiken e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar. Reperi u shoqërua mbrëmjen e së shtunës në polici pas performancës së tij në festivalin “Sunny Hill” për t’u lënë më pas i lirë.

Policia ende nuk ka sqaruar nëse shoqërimi i tij në Polici ishte bërë gabimisht.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Rita ORA