Bajram Hasani merr pjesë në Konferencën e Parisit, a e ka kuptuar dikush fjalimin e tij? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bajram Hasani merr pjesë në Konferencën e Parisit, a e ka kuptuar dikush fjalimin e tij?

16:07 | 24 Prill 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani po qëndron në Francë ku po merr pjesë në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat” në të cilën po marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme të Evropës juglindore.

I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Hasani në këtë konferencë ka falënderuar organizatorin e konferencës, Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai duket se edhe në këtë konferencë ka qenë si spektator, pasi nuk e njeh anglishtën.

Me parë ministri Hasanaj ishte bërë horë në një konferencë në vendet e Bashkimit Evropian, kur i ishte kërkuar të fliste anglisht nga drejtuesi i takimit.

ORAinfo ditë me parë ka shkruar se ministri Hasani ka marrë pjesë në Kongresin Global për Sipërmarrësi në Turqi. Në këtë takim derisa pjesmarrësit flisnin, ai nuk kishte kufje dhe me shumë interesohej që të merrte ‘poza’. /ORAinfo/ 

Foto: Bajram Hasani në Kongresin Global në Turqi, derisa pjesmarrësit flisnin ai përkujdesej të bënte foto 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!