Bakllava me keks dhe çokollatë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bakllava me keks dhe çokollatë

18:31 | 23 Qershor 2017

Pëbërësit:

▪ 500 g kore për pite
▪ 200 g keks të bluar
▪ 200 g çokollatë për zierje
▪ 1 margarinë
▪ 2 gota sheqer
▪ vaj

Përgatitja:
Sheqerin dhe 2 dl ujë zieni derisa sheqeri të shkrihet.

Bluani çokollatën në rende në grimca më të trasha.

Merrni një kore dhe spërkateni me pak vaj, paloseni për gjysmë, në fund të kores vendosni çokollatën e bluar dhe keksin, pastaj mbështilleni koren në formë cilindri dhe vendoseni në tepsi të lyer me vaj.

Përsëriteni këtë veprim derisa të shpenzoni tërë materialin.

Para se ta piqni, priteni ballkavanë dhe lyejeni me margarinën e shkrirë.

Piqeni në furrë të ngrohur në 150 gradë rreth 15 minuta.

Pas pjekjes bakllavasë hidhjani sherbetin e përgatitur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!