Balotelli zbulon arsyen pse nuk u kthye në Serie A – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Balotelli zbulon arsyen pse nuk u kthye në Serie A

21:11 | 14 Shtator 2018

Mario Balotelli i është kundërpërgjigjur kritikave për të – kështu që ka një arsye reale dhe valide pse nuk është kthyer në serie A

Sulmuesi i Nice i është përgjigjur kritikëve në itali pas barazimit të Italisë me Poloninë, ku ai u paraqit në mbipeshë dhe nuk dinte si të hynte në lojë.

Shumë analistë e kanë vënë në pyetje trajnerin Roberto Mancimin se pse ka startyar me të, pasi që ai nuk kishte asnjë ndeshje parasezonale dhe ka luajtur më pak se 80 minuta vetëm një ndeshje këtë sezon.

Sky Italia postoi një imazh të Balotellit si Super Mario me titull “Super Mario Kart”, kurse kritikat vazhduan me komente të ndryshme me të.

“Lëximi i komenteve të njerëzve e pashë se sa shumë njerëz me urrejnë mua në Itali”, ka thënë Balotelli.

“Kur gjërat shkojnë mirë shpresojë që ata do të vazhdojnë të me urrejnë dhe të mos me mbështesin mua– ata kanë të drejtë kur unë jam konsistent”.

“P.s kam definitivisht një arsye reale dhe valide që pse nuk kam dashur që të rikthehem në Serie A, tani mendoj se e kam edhe më të qartë këtë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!