Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person

08:55 | 25 Shtator 2018

Një i moshuar, i cili jetonte vetëm në banesë, ka mbetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, si pasojë e asfiksimit nga zjarri që ra në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40, në një apartament të katit të tretë në rrugën “Ramazan Demneri”, aty ku shumë shpejt mbërritën policia dhe zjarrfikësit.

Sipas raportimit paraprak të policisë, efektivët bënë të mundur evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa dy prej tyre iu është dhënë ndihmë mjekësore pasi u gjetën të asfiksuar nga tymi.

Por, edhe pse zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e zjarrit, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve mbeti pa shenja jete 60-vjeçari L.C.. Deri në përfundim të hetimeve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga shkaqe aksidentale./tch

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!