Banka Botërore kritikon Qeverinë e Kosovës për Autostradat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Banka Botërore kritikon Qeverinë e Kosovës për Autostradat

13:39 | 04 Tetor 2018

Në Kosovë rritja ekonomike ruan momentumin pozitiv, thotë Banka Botërore në numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, përcjell ORAinfo.

Në Kosovë, rritja e fortë pritet të stabilizohet në 4.2 për qind në vitin 2018. Rritja parashikohet të arrijë në 4.5 për qind në periudhën 2019-2020, por perspektiva është e cenueshme nga rreziqe të jashtme dhe të brendshme. Deficiti fiskal parashikohet të rritet, brenda kufijve të rregullës fiskale, për shkak të investimeve më të larta publike, kryesisht në infrastrukturë dhe shpenzimeve të pashënjestruara për mbrojtje sociale.

“Ndërkohë që rritja po ruan një momentum pozitiv dhe politika fiskale mbetet në përputhje me rregullën fiskale, është thelbësore të përmirësohet alokimi i shpenzimeve për të investuar në kapitalin njerëzor dhe fizik, për një rritje më të shpejtë dhe të qëndrueshme”, tha Marco Mantovanelli, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën.

“Kosova po tregon një absorbim më të mirë të investimeve të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe performancë më të mirë të eksporteve, por perspektiva mund të cenohet nga paqëndrueshmëria politike, rritjet e mëtejshme të benefiteve të pashënjestruara dhe rënia globale e tregtisë dhe hyrjeve të kapitalit”, shtoi ai.

Raporti bën thirrje edhe për integrim më të madh ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar në tregti, investime, lëvizshmëri dhe integrim digjital, për të përshpejtuar rritjen, për t’i kapërcyer tregjet kombëtare të vogla dhe të fragmentuara dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë ekonomik. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!