Banka Botërore kundër ndërtimit të tërmocentralit “Kosova e Re” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Banka Botërore kundër ndërtimit të tërmocentralit “Kosova e Re”

15:20 | 10 Tetor 2018

Drejtori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka konfirmuar sot se ky institucion nuk do të mbështesë ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, shkruan Express.

Këto deklarime Yong Kim i ka bërë gjatë sesionit vjetor të Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Lidhur me këto deklarime të presidentit të Bankës Botërore ka folur Nezir Sinani drejtor i Bank Information Center Europe me bazë në Amsterdam, një organizatë joqeveritare e cila vëzhgon punën e Banës Botërore.

“Po unë jam në takimet vjetore të Bankës Botërore në Indonezi. Sot është deklaruar president i Bankës Botërore në lidhje me ‘Kosovën e Re’. Për herë të parë publikisht. E vërtetë që Banka Botërore nuk do të përkrahë asnjë investim me qymyr dhe zyrtarisht tërhiqet prej financimit të mundshëm të ‘Kosovës së Re’, që e kanë përkrahë deri tani”, ka thënë Sinani për Gazetën Express.

Për këtë çështje Sinani thotë se i ka drejtuar edhe një pyetje Bankës Botërore se a do të investojnë në opsione tjera të energjisë së pastër.

“Unë i kam bërë një pyetje Bankës Botërore se a do të investojnë në opsionet tjera të energjisë se pastër dhe ata ma kanë konfirmuar se janë duke punuar një plan alternative për Kosovën pa dhënë detaje se di duke ai plan”, ka përfunduar ai.

Fillimisht për vendimin e Bankës Botërore për të mos përkrahur projektin ‘Kosova e Re’, kishte folur drejtori për ndryshime klimatike pranë këtij institucioni, John Roome.

Ndërkohë më pas një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenti Bankës Botërore, Jim Young Kim.

Pas këtyre deklaratave të Young Kim, kanë reaguar edhe aktivistë të shumtë për mbrojtjen e ambientit, duke e cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm.

Banka Botërore ishte planifikuar të ishte një nga investitorët në projektin e ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’. Tashmë nuk dihet se pas tërheqjes së mbështetjes nga ky institucion a do të mund të realizohet projekti i ndërtimit të këtij projekti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!