‘Banka TEB është e tmerrshme’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

‘Banka TEB është e tmerrshme’

17:20 | 03 Janar 2018

Ankesat për vjelje parash nga bankat në Kosovë nuk kanë të ndalur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, ku një qytetarë është ankuar rreth shërbimeve të TEB Bankë në Prishtinë, raporton ORAinfo.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka shkruar se klientët e Bankës TEB në Prishtinë vetëm për të mbyllur një produkt të kësaj banke, të cilën nuk dëshirojnë ta përdorin duhet që të paguaj 25 euro.

Sipas tij kjo gjë është e tmerrshme, duke kërkuar nga organet përkatëse që të merren me këtë çështje. /ORAinfo/.

Ky është postimi i plotë i një qytetari:

Banka TEB është e tmerrshme. Paramendoni nese ju doni me mbyll një produkt të kësaj banke të cilin nuk doni më ta përdorni, vërtetimi për mbyllje kushton 25 euro. Kështu me informoj një punonjës i TEB-it, dega të Santeja. Kjo është e tmerrshme. A ishte dasht me u marrë dikush me këtë çështje.
BQK a je gjallë?

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!