Banorët dhe policia gjejnë tre hajnat në Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Banorët dhe policia gjejnë tre hajnat në Prizren

14:26 | 11 Shkurt 2018

Një rast “grabitje” ka ndodhur mbrëmë në orën 23:00 në fshatin Malësi e Re në Prizren. Mësohet se tre të dyshuar kishin sulmuar fizikisht vëllaun e pronarit të shtëpisë në të cilën kishin hyrë për të grabitur gjësende. Ata kishin kërcyer nga ballkoni i shtëpisë dhe e kishin sulmuar të njëjtin.

“Gjatë sulmit ia marrin edhe portofolin me dokumente personale dhe 120 euro”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Policia në bashkëpunim me qytetarët e fshatit kanë ndaluar të dyshuarit të cilët kishin përdorur një automjet të llojit “Ford” me targa të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për të dyshuarit: F.L; J.J dhe A.B.

“Ata janë dërguar në stacion për intervistë. Gjatë kontrollit të automjetit, në prani të avokatit mbrojtës, janë gjetur dhe sekuestruar gjësende të ndryshme të vjedhura: pajisje amvisërie, bizhuteri dhe një sasi e substancës narkotike. Ndër gjësendet e gjetura është edhe portofoli me dokumente personale të viktimës nga Malësia e Re”, njofton policia.

Të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit policor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!