Banorët e Hadës dhe Shipitullës tentojnë sërish ta ‘plaçkisin’ shtetin, ja mënyra e re – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Banorët e Hadës dhe Shipitullës tentojnë sërish ta ‘plaçkisin’ shtetin, ja mënyra e re

15:28 | 05 Qershor 2018
Foto: ORAinfo

Banorët e Hadës dhe Shipitullës muaj me parë fituan qindra mijëra euro nga shpronësimi i shtëpive të tyre. Por kjo nuk i ka kënaqur ata. Tani banorët e këtyre dy fshatrave kanë filluar hapjen e bunarëve nëpër ara dhe mbjelljen e fidanëve.

Kësisoj këta banorë po synojnë që të ‘plaçkisin’ sa me shumë para nga shteti gjatë shpronësimit të radhës.

ORAinfo ka siguruar disa foto ku shihet se fshati Hade dhe Shipitullë është mbushur me bunarë dhe fidane të reja.

Foto: Hapja e bunarëve dhe mbjellja e fidaneve

Krejt kjo siç merr vesh ORAinfo bë bëhet me qëllim të përfitimit të sa me shumë parave nga shpronësimi i këtyre tokave. Portali merr vesh se ndaj kësaj dukurie nuk ka reaguar fare as Komuna e Obiliqit e as Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

ORAinfo për disa ditë ka pritur përgjigje nga Ministria e Ambientit se pse po lejohet hapja e bunarëve dhe mbjellja e fidanëve në këtë zonë e cila shumë shpejt pritet shpronësimi. Qeveria e Kosovës me herët këto dy fshatra i kishte shpallur Zonë me Interes të Veçant Ekonomik, ku çdo punë në këtë zonë ishte e ndaluar.

Foto: Hapja e bunarëve dhe mbjellja e fidaneve

Por ky vendim nuk po respektohet nga banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë, të cilët po e shfrytëzojnë neglizhencën e institucioneve për të hapur bunarë dhe mbjell fidane, në mënyrë të gjatë shpronësimit përfitimi të jetë i madh.

Kujtojmë që muaj me parë me vendim të Qeverisë së Kosovës është bërë shpronësimi i disa shtëpive në Shipitullë dhe në Hade të Obiliqit, vlerë e cila kishte arritur rreth 25 milionë euro, duke u rritur për 600 për qind për një kohë të shkurtër, krahas 4.5 milionë eurosh sa ka qenë vite më parë, shkruan ORAinfo.

Gjithë kjo për shkak të lejimit të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, pasi që me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte shpallur Zonë me Interes të Veçantë Ekonomik, ku ndërtimet dhe mbindërtimet nuk do të duhej të lejoheshin dhe as kërkesat astronomike për shpronësime nga banorët.

Në drejtim të këtyre dy fshatrave duhet të zgjerohen mihjet e KEK-ut për nxjerrjen e thëngjillit, e duke e ditur varësinë e KEK-ut për pronat e tyre, banorë të fshatit Hade dhe Shipitullë po vazhdojnë kërkojnë kompensime marramendëse nga shteti i Kosovës, se fundmi duke hapur bunarë dhe mbjell fidane shpronësimi i të cilave do t’i kushtojë goxha taksapaguesve kosovarë. /ORAinfo/

Foto: Hapja e bunarëve dhe mbjellja e fidaneve

Foto: Fshati Hade 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!