Barazimi me Real Betis, vjen deklarata bombastike nga Gennaro Gattuso – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Barazimi me Real Betis, vjen deklarata bombastike nga Gennaro Gattuso

00:14 | 09 Nëntor 2018

Milan ka arritur të nxjerrë vetëm barazim si mysafirë i Real Betisit në kuadër të Europa League.

Gennaro Gattuso pa gjëra pozitive e negative nga barazimui i Milanit, 1-1 me Real Betisin, teksa tani ai ka përballjen me Juventusin në fundjavë.

Gjuajtja e lirë e Susos shpëtoi Milanin nga humbja sonte në ”Benito Villamarin, teksa në grupin përkatës, ”Rossonerët”, renditen në vendin e tretë.

”Nuk ishim edhe aq të mirë sonte. Por, kemi bërë një paraqitje më të fortë kur ndryshuam sistemin në 3-4-3”.

”Ne pësuam gol shkaku i një gabimi, por duhet lavdëruar djelmoshat sepse ata sfiduan deri në fund dhe treguan karakter”.

”Nesër, ne duhet të shikojmë se sa lojtar kemi aktualisht në dispozicion”, u shpreh Gattuso.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!