Barcelona ka një lajm të keq për Real Madridin, ja plani i saj për afatin kalimtar të janarit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Barcelona ka një lajm të keq për Real Madridin, ja plani i saj për afatin kalimtar të janarit

18:03 | 18 Tetor 2018

Barcelona mezi po e pret afatin e Janarit për t’i bërë transferimet e menduara që një kohë të gjatë.

Edhe pse kanë mbetur edhe dy muaje deri në fillimin e afatit të transferimeve, Barcelona tashmë ka në llupën e saj lojtarët që i dëshiron në ekipin e saj.

Lëndimet e Umtiti e Vermaelen, e kanë lënë skuadrën me vetëm dy opsione në mbrojtje; Lenglet e Pique.

Gjithashtu, në krahun e majtë, ku luan Jordi Alba, nuk ka asnjë zëvendësues të “natyrshëm”, përcjell lajmi.

Probleme shihen edhe në fazën ofanzive. Forma jo e mirë e Suarez është shqetësuese. Gjithashtu Munir nuk po tregon atë që pritej prej tij.

Afati i janarit do të jetë determinues për pjesën e mbetur të sezonit për katalunasit.

Mbetet të shihet se çfarë lëvizje do të kryhen nga drejtuesit e klubit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!