Barcelona-Lyon, publikohen formacionet zyrtare

20:16 | 19 Shkurt 2019

Champions League kthehet sonte me dy super-ndeshje.

Në Stadiumin Olimpik të Lyonit, skuadra franceze është nikoqir i Barcelonës për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Blaugranët janë favoritë për të kaluar në çerekfinale, mirëpo nuk do ta kenë të lehtë në përballjen e parë si mysafirë.

Lyoni është në vend të tretë në tabelë, mirëpo lideri Paris Saint-Germain është shumë përpara me pikë dhe nuk ka konkurrencë në Ligue 1.

Katalunasit e kryesojnë kampionatin në La Liga me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

Trajnerët Bruno Genesio dhe Ernesto Valverde i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Lyonit: Lopes, Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy, NDombele, Aouar, Traore, Memphis, Terrier, Dembele.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Jordi Alba, Roberto, Lenglet, Rakitic, Busquets, Dembele, Messi, Suarez.

Ndeshja tjetër e të martës në këtë fazë zhvillohet në Anfield, ndërmjet Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Komento: