Barcelona merr kreun, por humb Messin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Barcelona merr kreun, por humb Messin

22:48 | 20 Tetor 2018

Klubi katalanas, Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rëndësi ndaj Sevillas.

Barcelona arriti të shënoi fitore me rezultat 4:2, por që kjo lojë la një shije të hidhur për katalansit pas lëndimit të Messit.
Barcelona e nisën për mrekulli takimin duke realizuar qysh në minutën e 2 me anë të brazilianit Coutinho.
Vetëm 10 minuta më vonë ishte Lionel Messi që dyfishoi epërsinë për skuadrën “blaugrana”.

Me gjithë këto lajme të mira, ishte momenti i zi, i cili mund të themi se edhe mbulon fitoren e skuadrës. Ylli Messi, pësoi lëndim në dorë, i cili lëndim ia pamundësoi vazhdimin e takimit.

Në pjesën e dytë Sevilla ishte diçka më e mirë. Ata rrezikuan shumë herë portën e vendasve, mirëpo pritjet e jashtëzakonshme të Ter Stegen ia mohuan golin mysafirëve.

Në minutën e 63 ishte Suarez ai që thelloi rezultatin, me golin e realizuar nga penalltia.

Ishte minuta e 79 kur Sarabia shpërbleu paraqitjen e mirë të skuadrës në pjesën e dytë, duke shënuar golin e vetëm për mysafirët.

Krejt në fund, ëmbëlsira erdhi nga Ivan Rakitic, i cili shënoi një super gol, në minutën e 88′ për 4:1.

Rezultati u vulos nga Luis Muriel, për 4:2, në minutën e 90′.

Me këtë fitore Barcelona kthehet në krye të tabelës, me 18 pikë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!