Barcelona po mendon që ta zëvendësoj lojtarin më të rëndësishëm të tyre – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Barcelona po mendon që ta zëvendësoj lojtarin më të rëndësishëm të tyre

23:14 | 12 Tetor 2017

Sergio Busquets ndër vite ka qenë lojtar kyç i Barcelonës.

Në fushë të gjithë mendojnë se ai nuk është duke bërë asgjë, por t’i shikosh statistikat e tij, tregojnë se sa aksione të kundërshtarit ndërpriten nga ai dhe sa shumë bën pasime drejt sulmit.

Të gjithë trajnerët që kanë kaluar tek Barcelona, e kanë adhuruar punën e Sergio Busquets, andaj gjithmonë ka qenë një lojtar i pazëvendësueshëm, por që tani karriera e tij është drejt perëndimit dhe katalonasit po mendojnë që ta gjejnë një zëvendësues për të, transmeton ORAinfo nga Mundo Deportio.

Mascherano gjithmonë e ka zëvendësuar atë në rast të lëndimit, por edhe ai nuk ka arritur që të jetë as afër statistikave të tij, kështu Barcelona mendon se Wiegel ose Verratti, do të ishin lojtarët ideal për ta zëvendësuar mesfushorin spanjoll./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!