Barcelona transferon ish-futbollsitin e Milanit

14:37 | 21 Janar 2019

Kevin-Prince Boateng te Barcelona!

Një lajm që ka kapur në befasi opinionin sportiv, por që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Klubi katalan është vënë prej kohësh në kërkim të një numri 9, si alternativë e Luiz Suarezit, por largimi i Munir e bëri edhe më emergjente këtë lëvizje.

“Blaugranat” kanë mbetur pa alternativa në stol në fazën e avancuar, ndaj drejtuesit janë hedhur në sulm për të afruar nje “pykë” me eksperiencë e që do ta pranonte pa problem vendin e fundit në hierarki.

Te Barcelona kanë vendosur t’i besojnë sulmuesit ganez të Sassuolos, për të cilin është arritur marrëveshja e transferimit në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Komento: