Bashkeshorjta e Ivanoviqit tregon kush e vrau burrin e saj! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Bashkeshorjta e Ivanoviqit tregon kush e vrau burrin e saj!

12:52 | 16 Janar 2018

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, pas marrjes së lajmit për vrasjen e bashkëshortit të saj, sipas “Blicit”, tha se “Dihet kush e ka bërë këtë, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”

Gazeta “Blic” e Beogradit raporton hollësi të reja rreth vrasjes së sotshme të Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare.

Mbi Oliver Ivanoviqin atentatorët shtinë nga rruga, e pastaj ikën me veturën e tipit “Opel Astra”, të cilën e kanë djegur, shkruan kjo gazetë, transmeton Koha.net.

Në momentin e vrasjes, Ivanoviq ndodhej në shkallë, në hyrje të ambienteve të partisë së tij. Mbi të u shti pas shpine, nga “Nëntëshja” e gjatë.

Sipas kësaj gazete u shti nga revolja me zhurmëmbytës (silanciator). Është shtënë disa herë. Gazeta thotë se ndaj Ivanoviqit nga largësia është shtënë pesë herë, e pastaj atentatori i është afruar dhe mbi të ka zbrazur edhe një plumb nga afërsia.

Ivanoviqin e plagosur rëndë e ka gjetur fqinja që po shkonte në dyqan dhe ajo menjëherë ka thirrur urgjencën, ndërsa në ndihmë i kanë dalë edhe bashkëpartiakët që ndodheshin në ambientet e partisë.

Avokati i tij Nebojsha Vllajiq tha se Ivanoviq “duket se vdiq në vendin e ngjarjes. Sa dimë deri më tash, ai kishte pesë plagë”, transmeton Koha.net raportimin e “Blicit” të Beogradit.

Bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, pas marrjes së lajmit për vrasjen e bashkëshortit, sipas “Blicit”, tha se “Dihet kush e ka bërë këtë, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”.

Rada Trajkoviq, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tha se “Kjo është një ditë e zezë për të gjithë ne serbët e Kosovës. Humbëm njërin nga liderët kryesorë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!