Bateri më të fuqishme do të kenë iPhone’at e 2018’s – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bateri më të fuqishme do të kenë iPhone’at e 2018’s

16:25 | 11 Dhjetor 2017

Ming-Chi Kuo nga kompania analitike KGI Securities, ka folur në lidhje me atë se çfarë mund të presim nga modelet iPhone të cilat do të shfaqen vitin e ardhshëm.

Kuo thotë se Apple do të integrojë bateritë në formë të shkronjës “L” në iPhonët e ardhshëm me ekran 6.5 dhe 5.8-inç OLED, transmeton Koha.net. Bateritë “L” mundësojnë kapacitet të përforcuar dhe jetëgjatësi të përmirësuar.

Analisti Ming-Chi Kuo parashikon që iPhone 5.8-inç i 2018-ës do të ketë baterinë me kapacitet prej 2,900 dhe 3,000 mAh. Aktualisht, iPhone X ka baterinë prej 2,716 mAh, kështu që mund të pritet të ketë rritje të kapacitetit të baterisë prej së paku 10 për qind.

E njëjta gjë mund thuhet edhe për jetëgjatësinë e baterisë, e cila do të ndihmonte në nisjen intenzive të funksioneve dhe aplikacioneve të cilat i planifikon Apple.

Përveç modeleve iPhone 5.8 dhe 6.5-inç OLED, Apple për vitin e ardhshëm planifikon të lansojë edhe modelin iPhone 6.1-inç me ekran LCD. Analisti i KGI-së thekson se kjo pajisje me siguri do të ruajë formën drejtkëndëshe të baterisë, përmes rritjes së kapacitetit të saj të përgjithshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!