Bayern Munichu nuk heq dorë nga super-ylli i Chelseas, ja ҫfarë ka bërë tani

12:40 | 17 Shkurt 2019

Callum Hudson-Odoi është synim i Bayernit, nga i cili duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë.

Daily Mail raporton se Bayern Munichu vazhdon të besojë në transferimin e anësorit anglez Hudson-Odoi, edhe pse deri tani është refuzuar nga Chelsea për shërbimet e tyre.

Kampioni i Bundesligës ofroi 35 milionë funte për Hudson-Odoi, aq sa Chelsea e vlerëson adoleshentin, në afatin kalimtar të janarit, por u refuzua.

Që prej ditës së fundit të afatit kalimtar të janarit, Hudson-Odoit nuk u janë dhënë mundësitë për të luajtur në ekipin e parë.

Kjo ia ka shtuar besimin Bayernit se do të mundë ta transferojë atë në verë.

Komento: