Bayerni nuk e ka pritur që ky lojtar do t’i largohet nga skuadra – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Bayerni nuk e ka pritur që ky lojtar do t’i largohet nga skuadra

00:00 | 18 Mars 2018

Rafinha ka treguar se ka marrë disa oferta dhe se gjatë verës mund t’i thotë lamtumirë Bayern Munichut, skuadër në të cilën është që nga viti 2011.

Mbrojtësi brazilian, Rafinha, mund t’i thotë lamtumirë Bayern Munichut pas shtatë sezoneve në Bundesliga.

Related image

32 vjeçari ka bërë të ditur se ka disa oferta në tavolinë nga Evropa dhe Brazili, ndërsa tregoi se edhe klubi gjerman i ka ofruar rinovimin.

“Kam tre oferta nga tre klube braziliane, për të cilat jam i interesuar pasi dua të luaj sërish në Brazil”, u shpreh braziliani, transmeton ORAinfo.

“Por, kam nevojë për kohë për tu menduar. Kam mundësi të tjera në Evropë. Bayerni nga ana tjetër me ka ofruar një rinovim dyvjeçar”, shtoi braziliani./ORAinfo/

Image result for rafinha bayern

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!