Befasi, befasi: James Rodriguez vendos gjithçka, ky është ekipi i tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Befasi, befasi: James Rodriguez vendos gjithçka, ky është ekipi i tij

22:20 | 19 Korrik 2018

James Rodriguez do të mbetet definitivisht te Bayern Munich.

Ylli kolumbian një sezon më parë u huazua për dy vite te Bayern Munich nga skuadra e Real Madridit, që atëkohë drejtohej nga Zinedine Zidane.

Ndryshimet në stolin madrilian ngjallën dilema nëse Julen Lopetegui do të kërkojë rikthimin e tij në ‘Santiago Berbabeu’.

Këto dilema janë shuar sot, pasi trajneri i ri i Bayern Munich, Niko Kovaç, ka konfirmuar se James Rodriguez do të mbetet edhe për një sezon te kampionët e Bundesligës, për të respektuar kontratën e nënshkruar një vit më parë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!