BEFASI, BEFASI! Po largohen dy lojtarë nga Milani – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

BEFASI, BEFASI! Po largohen dy lojtarë nga Milani

17:49 | 10 Gusht 2018

Menaxher gjeneral ishte sot në Casa Milan për të prezantuar dy lojtarët më të rinj të kësaj skuadre, Ivan Strinic dhe Pepe Reina dhe ai është pyetur për lojtarët që mund të largohen.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Baccan”, ka thënë Leonardo.

“Po përpiqemi që ti zgjedhim gjërat në një atmosferë pozitive, ai e di situatën dhe i di nevojat e veta, ne shikojmë nëse mund ti zgjidhim këto situata. Mund të qëndroi”.

“Sa për Andre Silvan, ka disa situata që ne jemi përpjekur që ti kuptojmë. Ne kemi nevojë që ti kuptojmë qëllimet e të gjithëve dhe në disa raste është e vështirë, po përpiqemi që ta rindërtojmë ekipin”.

“Është e mundshme që ai të largohet, por do ta shohim si”.

Manuel Locatelli po ashtu është lidhur me një kalim në Sassuolo, por mesfushori i ri nuk do të largohet.

“Asnjëherë nuk kemi menduar që Locatelli të largohet”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!