BEFASI, BEFASI! Ronaldo kishte arritur marrëveshje fillimisht me Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

BEFASI, BEFASI! Ronaldo kishte arritur marrëveshje fillimisht me Milanin

23:44 | 21 Gusht 2018

Si një rrufe në qiell të hapur ka mbërritur lajmi më i fundit nga kampi kuqezi i Milan. Djajtë kanë qenë vetëm një hap larg blerjes së Cristiano Ronaldo.

Futbollisti portugez jashtë serie kishte lënë të kuptohej se dëshironte të ndryshonte ambient dhe të provonte një kampionat tjetër. Pikërisht për këtë arsye, sikurse raportohet nga mediat italiane, Milan bëri një tentativë për të bindur CR7 që të vvishet kuqezi.

Por, ndërrhyrja e Marotta dhe Paratici ndryshoi gjthçka, me asin portugez që zgjodhi të shkojë në Torino, te Juventus.

Ideja i kishte lindur pronarëve dhe drejtuesve të mëparshëm, të cilët kishin marrëdhënie të mira me menaxherin e CR7, Jorge Mendes, që mendoi të sillte portugezin në Milano.

Të gjendej fuqia ekonomike për të realizuar këtë transferim nuk do të kishte qenë aspak një mision i pamundur për kuqezinjtë, me Real Madrid që do të kishte favorizuar Milan.

Por mungesa në Champions League dhe interesimi i bardhezinjve ka bllokuar më pas tratativat mes Milan dhe Cristiano Ronaldo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!