Befasi: Ky është trajneri i muajit në Premierligë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Befasi: Ky është trajneri i muajit në Premierligë

16:57 | 12 Tetor 2018

Muaji shtator ka qenë një pjesë e mirë e Wolves, që i mori 10 prej 12 pikëve të mundshme në Premierligë.

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo e ka fituar çmimin Trajneri i Muajit në Premierligë, pasi skuadra e tij ishte e pamposhtur në muajin shtator, transmeton Gazeta Express.

Wolverhamptoni u ngrit në Premierligë në këtë stinor nga Championshipi, dhe aktualisht është në vendin e shtatë të tabelës, kurse në muajin shtator i ka marrë tri fitore dhe një barazim.

E mposhti West Hamin, Burnleyn dhe Southamptonin, të gjitha këto fitore pa pranuar gol, ndërsa barazoi me Manchester Unitedin 1-1.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!