Befason Ibrahimovic, ky ekip fiton “Botërorin 2018” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Befason Ibrahimovic, ky ekip fiton “Botërorin 2018”

13:41 | 14 Qershor 2018

Zlatan Ibrahimovic ka veçuar favoritët e tij në Kampionatin botëror 2018.

Dëshirontë të ishte me çdo kusht në Botëror, edhe pse nuk i dha një dorë Suedisë në kualifikueset, por Ibrahimovic në Rusi do të jetë vetëm si spektator.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori. Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimovic sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjigandi i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.

“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe, përcjell “TCH”.

Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk ëshë fare Franca: “Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!