Befason Jeremiq: “Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Befason Jeremiq: “Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë”

16:07 | 21 Tetor 2018

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.

Siç raporton FoNet, Jeremiq ka thënë se “Demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”.

Ai gjithashtu tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.

“Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi Jeremiq.

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Jeremiq, theksoi se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”.

“Vuçiq është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, thotë Jeremiq, duke shtuar se “presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!