Befason Real Madridi, futet në garë për këtë lojtar

12:20 | 17 Shkurt 2019

Duket se Real Madridi është duke bërë përgatitjet për afatin e ardhshëm kalimtar.

Juan Fernando Quintero, i cili shkëlqeu me Kolumbinë në Kampionatin Botëro, Rusia 2018, tash ka përfunduar në radarin e Real Madrid.

Quintero ka pasur paraqitje të mira edhe me skuadrën e River Plate, dhe ‘AS’ raporton se Real Madrid po interesohet për të, transmeton lajmi.net.

Lojtari luan si i huazuar tek River Plate, pasi kartoni i tij i takon skuadrës nga Portugalia, Porto.

Quintero ka një klauzolë liruese prej 22 milionë eurove, shifër kjo që nuk është e papërballueshme për Real Madrid.

Komento: