Bëhet hor Arsenali! Edhe tifozët e tyre bëhen me Milanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bëhet hor Arsenali! Edhe tifozët e tyre bëhen me Milanin

22:12 | 15 Mars 2018

Arsenali është bërë objekt talljeje në faqen e tyre në Twitter.

Milani kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Hakan Calhanouglu, por tre minuta më vonë shifrat u barazuan me anë të Welbeck që shënoi nga penalltia.

Lojtarët e skuadrës italiane nuk ishin të pajtuar me penalltinë e akorduar duke protestuar tek referi anësor, mirëpo kërkesat e tyre nuk u mor parasysh, përcjell ORAinfo.

Faqja zyrtare e Arsenalit në Twitter ka bërë një anketë nëse ishte penallti, ku 74 për qind kanë thënë jo, ndërsa  26 kanë thënë po.

Kështu, klubi londinez e ka turpëruar veten me këtë anketë, pasi edhe tifozët e Arsenalit janë kundër atij vendimi./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!