Bëhuni gati, pasi Roma do ta ‘dridh’ Serie A-në me këtë transferim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bëhuni gati, pasi Roma do ta ‘dridh’ Serie A-në me këtë transferim

20:28 | 17 Maj 2018

Yacine Brahimi mund të largohet nga Porto gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi algjerian ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë me Porton ku ndihmoi skuadrën portugeze për tu shpallur kampione e shtetit.

Image result for yacine brahimi

28-vjeçari ka shënuar 12 gola në të gjitha garat dhe ka asistuar në 10 të tjerë me fanellën e Portos.

Skuadra italiane Roma ka shprehur interesim për transferimin e tij në Serie A pasi synojnë ta përforcojnë edhe më shumë fazën ofensive.

Yacine Brahimi duke festuar një gol me fanellën e Portos.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Roma po planifikon të dërgojë një ofertë rreth 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësorë.

Por Giallorosët transferimin e lojtarit nuk e kanë të lehtë pasi duhet të përballen me konkurrencën.

Newcastle United, Everton dhe Southampton janë skuadrat angleze që e duan atë, ndërsa Valencia dhe Sevilla po e kërkojnë në Spanjë.

E vetmja gjë e sigurt është se lojtari do të largohet nga Porto gjatë verës pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij me kampionët e ri të Portugalisë skadon në verën e vitit 2019.

Image result for yacine brahimi

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!