BE’ja, e shqetësuar me projektligjin për pagat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

BE’ja, e shqetësuar me projektligjin për pagat

19:30 | 29 Gusht 2018

Me kërkesë të Zyrës së Bashkimit Evropian, dje kabineti qeveritar ka shtyrë miratimin e tri projektligjeve që lidhen me reformën e administratës publike.

Zyra e BE-së, në një përgjigje për KTV-në, ka thënë se shqetësimet kanë të bëjnë në veçanti rreth projektligjit për pagat.

BE-ja, nëpërmjet Ligjit për Pagat kërkon që të respektohet parimi i pagesës së barabartë për punën e njëjtë, duke e definuar sistemin e pagave dhe mëditjeve në një mënyrë më transparente.

“Draftligji është shumë ambicioz në shtrirjen e tij dhe do të ketë shumë implikime buxhetore. Në këtë aspekt është i rëndësishëm që të bëhet një vlerësim fiskal impakt dhe i duhur dhe që të mbetet qëndrueshmëria fiskale e Kosovës, një shqetësim të cilin ne e ndajmë me palët e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!