Bekim Jashari nuk shkoi në emisionin e Jeta Xharrës, por shikoni çfarë letre i ka dërguar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bekim Jashari nuk shkoi në emisionin e Jeta Xharrës, por shikoni çfarë letre i ka dërguar

20:40 | 12 Tetor 2017

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ndonëse në fillim e kishte konfirmuar shkuarjen e tij në ”Debatin Pernime” të Jeta Xharrës, ai në fund e kishte refuzuar atë.

Jashari ia ka dërguar një letër Jeta Xharrës, në të cilën thotë se arsyeja e mos shkuarjes në emision është për çështje objektive dhe se ai nuk është politikan por qytetar i Kosovës.

”Nuk mund të marrë pjesë në emisioni tuaj për arsye objektive, pasi nuk jam politikan por qytetar i devotshëm i Kosovës.’’, thuhet në letrën e tij.

Ndërsa për t’u përballur me njëri- tjetrin në debat janë kandidati i Vetëvendosjes, i LDK-së dhe ai i AKR-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!