Bën vetëvrasje një burrë në Mekë, ja si e bëri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Bën vetëvrasje një burrë në Mekë, ja si e bëri

17:11 | 09 Qershor 2018

Një burrë bëri vetëvrasje vetëm disa metra larg vendit të njohur si Qabe, brenda xhamisë së Madhe të Mekës, duke u hedhur nga kati i tretë në sipërfaqe, ku mijëra pelegrinë po kryejnë tarafin.

Incidenti ndodhi të premten vonë dhe momenti u incizua në video nga të pranishmit brenda kompleksit të Masjid al-Haram.

Disa media saudite raportuan se burri vdiq menjëherë pas goditjes në tokë. Ai ishte një qytetar 26 vjeçar francez i cili u konvertua në Islam, fe e cila e konsideron vetëvrasjen si një mëkat të pafalshëm.

Autoritetet po hetojnë motivin e vetëvrasjes, dhe po marrin parasysh nëse ka pasur shkelje të sigurisë.

Më parë, në shkurt të vitit 2017, një burrë u përpoq të vriste veten brenda kompleksit të Qabesë së Shenjtë për myslimanët, por u pengua nga rojet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!