Beqaj nesër lanson ‘Fondin për Inovacion dhe Ndermarrësi’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Beqaj nesër lanson ‘Fondin për Inovacion dhe Ndermarrësi’

09:41 | 16 Maj 2018

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të angazhimeve në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë, ditën e enjte më 11 maj, lanson “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat jo qeveritare, që fushë të veprimtarisë së tyre e kanë inovacionin.

Kjo ngjarje pritet të mbledhë përfaqësues të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, të cilët do të informohen më mënyrën e përfitimit të fondeve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me anë të projekteve të tyre që për qëllim kanë promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Me këtë rast, ministri Besim Beqaj ka ftuar në këtë ngjarje të gjithë të interesuarit, duke siguruar se do të ketë mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës

Në këtë ngjarje, përveç ministrit Beqaj, pjesëmarrësve do t’u drejtohen edhe ministri Bedri Hamza, përfaqësues nga STKK dhe KIESA.

Lansimi i Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi për OJQ-të, do të bëhet ditën e enjte më 17 maj, nga ora 11:00, në Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!