Beqiri i reagon ashpër Haradinajt: Po na rrezikon jetën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Beqiri i reagon ashpër Haradinajt: Po na rrezikon jetën

19:59 | 12 Shkurt 2019

Ismet Beqiri i ka reaguar ashpër kryeministrit Ramush Haradinaj për taksën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka sulmuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se askush s’ka të drejtë që të luajë me miqësinë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Beqiri ka thënë se me qeverisjen aktuale të vendit “po rrezikohet qenia jonë”.

“Letra e sotme nga zyrtarët amerikanë flet vet. Askush nuk ka të drejtë të luajë me miqësinë dhe partneritetin me SHBA, shtetin që na shpëtoi nga zhbërja”, është shprehur ai.

“Me këta që po qeverisin po rrezikohet qenia jonë. Qytetarët nuk janë me ju”, ka shkruar Beqiri.

“Kosova veç me qytetarët e saj dhe SHBA-në mund të ec përpara”, ka thënë deputeti i LDK’së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!