Bërnabiq: Lista Srpska e ruan Serbinë në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bërnabiq: Lista Srpska e ruan Serbinë në Kosovë

23:29 | 13 Shtator 2017

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Lista Srpska ka përkrahjen pa rezervë të Qeverisë së saj dhe se vendimi i Listës për të hyrë në Qeverinë e Kosovës është e përgjegjshme.

“Ajo ka marrë një vendim me përgjegjësi. Përkundër kritikave të papërgjegjshme nga disa anë, njerëzit e Listës janë ata që e ruajnë Serbinë në Kosovë, janë ata që kanë mbetur atje dhe që me përgjegjësi e përfundimisht të bashkuar, pa ndarje të brendshme, mbrojnë interesat tona në Kosovë” , citon rts të ketë thënë Bërnabiq, transmeton Koha.net.

Ajo ka shtuar se dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës është shumë i rëndësishëm për gjetjen e zgjidhjes më të mirë e më të qëndrueshme të saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!