Besoni ose jo, këto janë gratë që fitojnë para duke qarë me porosi në funerale – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Besoni ose jo, këto janë gratë që fitojnë para duke qarë me porosi në funerale

09:32 | 02 Korrik 2018

Disa njerëz nuk dinë si të qajnë dhe këtë paaftësi të tyre e shprehin dhe kur u vdesin të afërmit, edhe pse dhimbja i mbyt.

Me këto fjalë, ajo filloi rrëfimin e saj për profesionin e veçantë dhe të dashur, Ami Dokli nga Gana duke folur për BBC.

Bëhet fjalë për të qara karakteristike varrimesh, që zakonisht janë kuja.

Siç tha ajo, puna e saj është të shkojë në funerale për t’ja dhënë kujës kundrejt një pagese. Këtë punë ajo nuk e bën vetëm. Ka dhe dy ndihmëse, gjë që e shndërron kujën e tyre në korale.

“Ne të gjithë jemi të veja. Pasi na vdiqën burrat, tanë vendosëm t’u shërbejmë me të qara atyre që nuk mund të qajnë. Nëse ne nuk ndodhmi aty, jo gjithçka shkon si duhet”, tha ajo.

Rreth masës të së qarës, edhe pagesës gjithashtu, Dokli tha se gjithçka varet nga përmasa e funeralit.

Në fund nuk harron të shtojë: “Ne të gjithë do të vdesim një ditë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!