Bie tavani i banesës, rrezikohet jeta e banorëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Bie tavani i banesës, rrezikohet jeta e banorëve

22:38 | 10 Gusht 2018

Një çift të ri, pësoi jo pak lëndime si pasojë e rënies së një pjese të tavanit të banesës ku jetonin, derisa po flinin.

Mëngjesin e hershëm të së enjtes Ramiz Musliu dhe bashkëshortja e tij Klea e patën një zgjim të pazakonshëm nga gjumi.

Nga ky aksident në banesën e marrë me qira morën lëndime që të dy.

Me këtë ngjarje është njoftuar edhe policia, e cila i ka udhëzuar këta të dy që rastin ta ndjekin me padi civile.

Ragip Jashari pronar i banesës që gjendet në katin e 10’të, më të lartin e këtij objekti në lagjen Kalabria në Prishtinë tha për Klan Kosovën se nuk ka pasur asnjëherë më parë kësi probleme me pronën e tij andaj nuk ka bërë asnjë intervenim që kur e ka blerë atë.

Edhe përfaqësuesi i banorëve të objektit të ndërtuar para 11 vjetëve thotë se kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

E Ramizi i lënduar tani synon t’i drejtohet Gjykatës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!