Bie vlera e Bitcoin, ja sa miliardë humbje ndodhen për 3 orë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Bie vlera e Bitcoin, ja sa miliardë humbje ndodhen për 3 orë

15:24 | 11 Tetor 2018

Vlera e monedhave kryesore kriptografike ra me shpejtësi mëngjesin e ditës së Enjte ku 13 miliardë dollarë u fshinë në pak orë.

Bitcoin ra me 5% në 6,303 dollarë ndërsa XRP dhe ethereum ranë me 10% sipas të dhënave të CoinMarketCap.com. Në vetëm tre orë monedhat kriptografike humbën 13 miliardë dollarë. Rënia e radhës i atribuohet paralajmërimeve të reja nga autoritetet financiare në vend të ndryshme të botës të cilat i shohin monedhat kriptografike si kërcënim për ekonominë.

Në një raport të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehej se rritja e shpejtë që kanë asetet mund të krijojnë probleme për sistemin ndërkombëtar financiar. Shumë entuziastë të monedhave kriptografike shpresonin se 2018-ta do të ishte viti i tyre. Por ka ndodhur krejt e kundërta. Rënia e vlerës së monedhave kriptografike u pasua nga hakime të profili të lartë në bursa të ndryshme si dhe mashtrime me ICO-të. Të gjithë këto faktorë kanë bërë që bitcoin të binte nga 19,738 dollarë që nga 17 Dhjetori, njofton PCW.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!