‘Bisha’ e sulmit prezantohet sot në ‘San Siro’

08:45 | 19 Janar 2019

Sot pritet transferimi i një sulmuesi në ‘San Siro’.

Milan dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e Krzysztof Piatek në ‘San Siro’.
Calciomercato shkruan se dy skuadrat nga Serie A tashmë kanë gjetur akordin, dhe sulmuesi 23 do të ndërrojë skuadër këtë afat kalimtar.

Sulmuesi polak është parë si zëvendësuesi më i mirë potencial te Milan, pas humbjes së Gonzalo Higuain, që do të kalojë në Premierligë te Chelsea.

Marrëveshja mes Milanit dhe Genoas, parasheh gjithashtu që edhe talenti Alen Halilovic të shkojë drejt ‘Marassit’.

Zhvillime konkrete rreth këtij transferimi pritet të ketë sot (e shtunë).

Komento: