‘Bisha’ greke habit me deklaratën e tij: Ja për çfarë jam stërvitur! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

‘Bisha’ greke habit me deklaratën e tij: Ja për çfarë jam stërvitur!

16:20 | 12 Shkurt 2018

Efthimiou Efthimious vazhdon të mohojë të ketë gisht në ekzekutimin e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë duke thënë se po e mbajnë pa asnjë fakt në burg.

Në një intervistë për një media greke, Efthimious lëshon një lum akuzash për policinë shqiptare duke theksuar se atyre iu duhej një autor për vrasjen në fjalë dhe gjetën atë.

“Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë.

Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua.

Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN”., – tha ai për mediat greke.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!