‘Bisha’ Mercedes E53 AMG del nga foleja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

‘Bisha’ Mercedes E53 AMG del nga foleja

15:40 | 23 Maj 2018

Motori i ri, sistemi elektrik 48v, motor plotësisht i ndryshëm, frena më të mëdha, pajisje më të pasur janë risitë që do të sjellë modeli më i ri i kompanisë gjermane – Mercedes-AMG E53 Sedan.

Vetura ka motor 3 litra me gjashtë cilindra me ndihmën e kompresorit elektrik EQ Boost që siguron gjithsej 450 kuaj fuqi.

Kjo mundëson arritjen nga 0-100 km/h për 4,4 sekonda me shpejtësi maksimale të kufizuar në 210 km/h.

Sedan do të dalë në shitje kah fundi i vitit, ndërkohë që çmimi ende nuk është caktuar.

Mercedes-AMG E53 vjen si zëvendësim për E43 me 396 kuaj fuqi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!