Bixhozi i paligjshëm në Ferizaj dhe dyshimi për organizimin e skemave piramidale – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Bixhozi i paligjshëm në Ferizaj dhe dyshimi për organizimin e skemave piramidale

12:41 | 04 Nëntor 2018

Policia e Kosovës ka zbuluar organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Ferizaj

Gjatë bastisjes në një lokal të paregjistruar në Ferizaj, ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, Policia ka hasur 10 persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në rr. “Liman Reka”, në Ferizaj.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 çipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar si dhe 1290€ para.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe është duke u hetuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!