Bizneset ferizajase mbështesin Agim Aliun për kryetar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bizneset ferizajase mbështesin Agim Aliun për kryetar

12:51 | 08 Nëntor 2017

Qindra përfaqësues të bizneseve të Komunë së Ferizajt, që e përbëjnë edhe numrin më të madh të bizneseve më të mëdha në nivel të shtetit, i kanë dhënë mbështetje të plotë kandidatit të PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, në një takim ku i pranishëm ishte edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Gjatë bashkëbisedimit më përfaqësuesit e bizneseve në Ferizaj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka siguruar ata se qeverisja e Agim Aliut do të jetë aleat i bizneseve për të zhvilluar ekonominë e Ferizajt dhe për të hapur perspektivë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Lideri i PDK-së i siguroi përfaqëdusit e bizneseve se platforma “Forca e Ndryshimit” do të sigurojë tokë publike falas për të gjithë investitorët që do të investojnë në komunat ku do të qeverisë PDK-ja.

Veseli tha se bizneset janë promotori kryesor i zhvillimit ekonomik dhe i ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, prandaj, si të tillë, ata do të jenë në fokus të mbështetjes institucionale.

Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, konfirmoi se me mbështetjen e institucioneve qendrore, për ndërmarrësit dhe bizneset ferizajase do të rritet përkrahja dhe do ato do të gëzojnë lehtësira të mëdha në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Përfaqësues të bizneseve, ndërkaq, theksuan se te Agim Aliu shohin mbështetin kryesor të tyre dhe shfaqën besimin se gjatë qeverisjes së tij, bizneset e tyre do të njohin ritme të reja zhvillimi dhe rritjeje, e cila do të kthehet në rritje të punësimit për qytetarët e Komunës së Ferizajt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!