“Bizneset kosovare të orientohen në tregje tjera pas taksës në Rrugën e Kombit” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

“Bizneset kosovare të orientohen në tregje tjera pas taksës në Rrugën e Kombit”

18:31 | 12 Shtator 2018

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, vënia e taksës prej pesë euro për kalim të “Rrugës së Kombit” në Shqipëri, detyron bizneset kosovare që të ndërmarrin dy hapa.

Në një reagim ndaj vendimit të qeverisë shqiptare, Berat Rukiqi ka thënë se tash bizneseve kosovare që eksportojnë në Shqipëri kanë dy rrugë: të hapin ndërmarrje fantome në Kukës që të fitojnë nga zbritja dhe të riorientohen në tregje të tjera.

Nga e hëna kalimi nëpër Rrugë të Kombit kushton 5 euro

Ai ka kujtuar takimin e komunitetit të bizneseve nga Kosova me ministrat e qeverisë së Shqipërisë pas protestave të dhunshme në qershor. Për këtë takim ka thënë që ishte thënë që qytetarët dhe bizneset të aplikohej taksë e njëjtë si për banorët e Kukësit, ku për bizneset ishte edhe opsioni i një pagese vjetore, me zbritje substanciale.

“Po shihet që takimi ishte ‘sa për sy e faqe’ dhe presioni i grupeve të interesit e ‘mbivotoi’ çdo vullnet politik për një zgjidhje jo-diskriminuese për këtë taksë. Çka i mbetet bizneseve nga Kosova:

– Të hapin ndërmarrje fantome në Kukës;

– Të riorientohen në tregje tjera, sidomos me përfundimin e autostradës Prishtine-Shkup;

Me grupe të interesit me influencë në çdo vendim, nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!