Bizneset në krizë, sivjet u mbyllen 1.191 sosh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Bizneset në krizë, sivjet u mbyllen 1.191 sosh

08:06 | 09 Dhjetor 2017

Gjatë këtij viti, krahasuar me vitin paraprak, kishte numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të publikuara në raportin e rregullt të vlerësimit të ekonomisë për tre mujorin e tretë, deri në shtator 2017 është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara dhe numër më i vogël i ndërmarrjeve të mbyllura.

Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 7,302 apo 871 ndërmarrje më pak se sa në periudhën e njëjtët të vitit 2016, ndërsa, u mbyllën 1,191 ndërmarrje apo 666 ndërmarrje më pak, shkruan KP.

“Numri më i madh i ndërmarrjeve të reja të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 1,951 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i hotelerisë me 747 ndërmarrje, sektori i prodhimit me 724 ndërmarrje”, thuhet në raport.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e prodhimit është shënuar rënia më e madhe e ndërmarrjeve të reja të regjistruara prej 211 ndërmarrje më pak, pasuar nga sektori i tregtisë që u karakterizua me 200 ndërmarrje më pak të regjistruara.

Sektorët kryesorë që shënuan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i aktiviteteve profesionale dhe sektori i ndërtimtarisë 88 përkatësisht 9 ndërmarrje më shumë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!