Biznesmeni vritet, e varrosin në arkivol prej floriri dhe më mijëra dollar bizhuteri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Biznesmeni vritet, e varrosin në arkivol prej floriri dhe më mijëra dollar bizhuteri

14:22 | 06 Prill 2018

Një biznesmen në Trinidat Tobago ka ndërruar jetë të premten e kaluar pasi është qëlluar me armë teksa ishte tek shtëpia e prindërve të gruas së tij.

Por ajo që po bën më shumë buj në këtë vdekje nuk është jeta e humbur por mënyra se si ai po përcillet për në banesën e fundit.

Për 33-vjeçarin është përgatitur një arkivol i stolisur me flori i cili mendohet që të ketë kushtuar plot 50 mijë dollar, gjithashtu së bashku me të janë futur edhe një palë çizme ‘Timberland’ që kushtojnë rreth 50 mijë dollar gjithashtu.

Përpos kësaj janë futur në arkivol edhe shumë bizhuteri që vlera e tyre mendohet të jetë rreth 100 mijë dollar.

Ai është çuar për në varreza me një Bently.

Policia po heton nëse familja ka lidhje me vrasjen e tij.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!